Top 10 dështakët e Premierligës që po shkëlqejnë në Botëror

Mbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori Blerim Xhemajli kanë zënë vend në mesin e dhjetë futbollistëve që nuk kaluarën aventura të këndshme në Premierligë, por janë duke u paraqitur me mjaft sukses në Kampionatin botëror.

Sport

24/06/2014 10:58

Deri më tani gjatë këtij Kampionati botëror kemi parë një numër të madh të futbollistëve që viteve të kaluara nuk kanë qenë askund në radar, kurse tani ngadalë janë duke luajtur rol të rëndësishëm në Kombëtaret përkatëse.

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka publikuar dhjetë emra të futbollistëve që dështuan në Premierligë, por janë duke u paraqitur me mjaft sukses në Brazil, gjatë Kampionatit botëror.

Në mesin e tyre janë edhe dy shqiptarë, mbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori Blerim Xhemajli.

Mustafi ishte lejuar të largohet nga Everton nga David Moyes pas vetëm një paraqitje në Europa League kurse ai e ringjalli karrierën e tij në Serie A me Sampdorian duke u inkuadruar në Kombëtaren e Gjermanisë ku ka luajtur në të dyja ndeshjet e deritashme në Grupin G.

Kurse, Xhemajli ishte i pafat në Bolton por me paraqitje të mira në disa skuadra nga Serie A së fundmi Napoli, ka zënë vend në ekipin e Zvicrës dhe realizoi gol në humbjen 5:2 nga Franca në Grupin E.

Dhjetëshja: Julio Cesar (Brazil), Shkodran Mustafi (Gjermani), Bryan Ruiz (Kosta Rikë), Pablo Armero (Kolombi), Gary Medel (Kil), Jo (Brazil), Reza Ghoochannejhad (Iran), Blerim Xhemajli (Zvicër), Giovani Dos Santos (Meksikë), Gervinho (Breg i Fildishtë).