Top 10 aksionet e Eurobasketit

Eurobasketi në Slloveni zgjati 19 ditë. Kemi kampionin e ri, Francën, basketbollistin më të mirë, Tony Parker, kurse tani janë publikuar edhe aksionet më të bukura. FIBA ka përzgjedhur top 10 aksionet, dhe duke marrë parasysh se është zhvilluar lojë e shkëlqyeshme, nuk pati punë aspak të lehtë, andaj u mori kohë deri të mërkurën.…

Sport

25/09/2013 14:45

Eurobasketi në Slloveni zgjati 19 ditë. Kemi kampionin e ri, Francën, basketbollistin më të mirë, Tony Parker, kurse tani janë publikuar edhe aksionet më të bukura.

FIBA ka përzgjedhur top 10 aksionet, dhe duke marrë parasysh se është zhvilluar lojë e shkëlqyeshme, nuk pati punë aspak të lehtë, andaj u mori kohë deri të mërkurën.

Në xhirim ka gjithçka, asistime të bukura, pasime nga njëri krah në tjetrin, ngulitje të ndryshme si dhe alley-oop. Aksioni më i bukur është përzgjedhur ai i suedezit, Jeffery Taylor, i cili vodhi një top nga rusët dhe nguliti duke u rrokullisur për 360 shkallë.

Në mesin e aksioneve më të bukura kanë zënë vend edhe Parker, Gasol, Vasely, Dragic e të tjerë. Shikojini dhe kënaquni.