Toornstra: Është vështirë ta vlerësosh nivelin e Dritës

Futbollisti i Feyenoordit, Jens Toornstra ka folur para ndeshjes me Dritën.

Sport

21/07/2021 19:57

Futbollisti i Feyenoordit, Jens Toornstra ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese për Europa Conference League ndaj Dritës, shkruan lajmi.net.

Toornstra vlerësoi se kualiteti i Dritës nuk duhet vënë në pikëpyetje dhe përdori duelin ndaj skuadrës AS Trencín si shembull.

“Ju mund të hasni vështirësi në çdo kundërshtar, por kjo vërtet varet nga ne tani që ta parandalojmë këtë”, tha ai.

“Ne i analizuam ata përmes video-analizës bashkë me asistentin Marino Pusic dhe skautin tonë”, shtoi ai.

“Drita ka një skuadër që mundohet të bëjë futboll të mirë, por gjithashtu janë të rrezikshëm në kundërsulme”, tha Toorsntra.

“Unë i pashë ata duke luajtur ndaj një skuadre herën tjetër, ajo çfarë dua të them është se ata nuk duhet nënvleftësuar në asnjë moment”, përfundoi Jens Toornstra./Lajmi.net/