Tony Blair refuzon 125 mijë funta për të folur 20 minuta për urinë, kërkon 330 mijë

Britanikja Daily Mail shkruan se ish kryeministri Tony Blair ka refuzuar të flasë në një konferencë për urinë në botë, mbajtur në Stokholm, pasi organizatorët refuzuan që ta paguajnë 330 mijë stërlina për fjalimin.

Bota

01/06/2015 15:27

Për të folur për urinë, Blair kërkonte plot 275 sterlina për një sekondë, në një total 20 minutash.

Zyra e Blair thotë se marrëveshja dështoi për shkak se ish kryeministri kishte angazhime të tjera, dhe jo për shkak të çmimit të kripur.

Megjithatë, organizatorët deklarojnë se tratativat kanë filluar që disa muaj më herët dhe folësit i janë ofruar 125 mijë paund, por Blair nuk ka pranuar.