Tony Blair: Është një emocion i thellë që jam përsëri në Kosovë, këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është duke qëndruar në Kosovë. Vizita e tij po bëhet në 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Pas takimit me Osmanin, Blair foli para mediave ku u shpreh i emocionuar për rikthimin e tij në Kosovë, teksa tha se është një emocion i thellë që është përsëri këtu.…

Lajme

10/06/2024 10:28

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është duke qëndruar në Kosovë.

Vizita e tij po bëhet në 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Pas takimit me Osmanin, Blair foli para mediave ku u shpreh i emocionuar për rikthimin e tij në Kosovë, teksa tha se është një emocion i thellë që është përsëri këtu.

“Është një emocion i thellë që jam përsëri këtu. Dua t’i bëjë nderime popullit të Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre në atë kohë, para 25 vitesh dhe për vendosmërinë e tyre të palëkundur që të shfrytëzojnë t’ia shohin të mirën çlirimit të pas 25 viteve për njerëzit këtu. Atëherë isha i bindur se ishte gjëja e duhur për tu bërë dhe vazhdoj ta kemi këtë bindje dhe tani jam i bindur se duhet tu rrimë në krah njerëzve të Kosovës e që Kosova të jetë plotësisht në linjë me njerëzit e saj”, tha Blair, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se “Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për gjithë botën”.

“Mezi pres me padurim të shoh ditën që Kosova si komb sovran të zë vendin e duhur në familjen e kombeve, si shembull për tërë Botën. Së shpejti do t’u drejtohem deputetëve të Kuvendit, por dua të shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës që e kanë ndjerë atë kohë, e ndjej tani dhe në të ardhmen”, tha ai./Lajmi.net/