Toni Kroos refuzon Man City

Toni Kroos nuk mendon lëvizjen drejt kampionit anglez në fuqi, Manchester City. Sipas raportimit të ‘Fichajes’, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te Manchester City, transmeton lajmi.net. Skuadra e Pep Guardiolas është e prirur të forcojë mesfushën e tyre përpara gjysmës së dytë të sezonit, por do të duhet…

Sport

28/11/2022 10:35

Toni Kroos nuk mendon lëvizjen drejt kampionit anglez në fuqi, Manchester City.

Sipas raportimit të ‘Fichajes’, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te Manchester City, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Pep Guardiolas është e prirur të forcojë mesfushën e tyre përpara gjysmës së dytë të sezonit, por do të duhet të kërkojë diku tjetër.

Gjermani ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 dhe ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë më tej, apo do pensionohet./Lajmi.net/