Toni Kroos lë Realin, transferohet në Serie A (FOTO)

Toni Kroos mund të largohet nga Real Madrid për të kaluar në Serie A.

Sport

13/07/2017 19:19

Është ‘Zonja e Vjetër’ që po shpreh interesim për mesfushorin gjerman, shkruan ‘SportMediaset’, përcjell lajmi.net.

Juventusi sipas kësaj medie, po planifikon që paratë e gjeneruara nga shitja e Leonardo Bonuccit, t’i shpenzojë në sjelljen e Toni Krosit në futbollin italian.

Kujtojmë se Juventusi është shumë afër shitjes së Leonardo Bonuccit te Milani për 40 milionë euro./Lajmi.net/