Toni ëndërron Botërorin

Pavarësisht se ka hyrë në fazën përfundimtare të karrierës, Luca Toni nuk e ka harruar zanatin e tij të përhershëm, shënimin e golave. Sulmuesi i Veronës, 36-vjeç ka shënuar 16 gola deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A dhe kështu është kandiduar për një vend në ekipin e Italisë për Kampionatin botëror 2014…

Sport

10/04/2014 20:55

Pavarësisht se ka hyrë në fazën përfundimtare të karrierës, Luca Toni nuk e ka harruar zanatin e tij të përhershëm, shënimin e golave.

Sulmuesi i Veronës, 36-vjeç ka shënuar 16 gola deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A dhe kështu është kandiduar për një vend në ekipin e Italisë për Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

Ai ka pranuar se ëndërron përfshirjen në skuadër nga selektori Cesare Prandelli.

“Është normale të mendoj për Botërorin, por për vendime të rëndësishme duhet të mendohet mirë, mbi të gjitha me punë”, deklaroi Toni për Corriere dello Sport.

“Botërori? Nëse shkoj në Brazil do të jem njeriu më i lumtur në botë. Veshja e fanellës së Kombëtares është një kënaqësi e madhe dhe nuk më paraqet kurrfarë problemi”, shtoi ai.

“Si do që të jetë udhëtimi ose jo në Botëror nuk do të ndikojë në vendimin tim për vazhdimin ose përfundimin e karrierës. A besoj se mund të ftohem nga Prandelli? Nëse besojnë futbollistë që kanë bërë më pak se unë, është e drejtë të mendoj edhe unë”.