Tomori nesër udhëton në Milano për testet mjekësore

Qendërmbrojtësi i Chelseas, Fikayo Tomori do udhëtojë në Milan për t'i kryer testet mjekësore nesër.

Sport

21/01/2021 22:24

Sipas Skysport Italia, Do jetë huazim për gjashtë muaj me mundësi blerje në fund të edicionit për 30 milionë euro, transmeton lajmi.net.

“Rossonerët” kanë nxituar për ta kompletuar transferimin e Tomorit, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e vështirë kundër Atalantas.

Tomori nuk mundet të udhëtonte sonte (e enjte) shkaku që është vonë, andaj do arrijë nesër në Milano.

23-vjeçari do ishte shumë i vyeshëm kundër Atalantas sepse Alesio Romagnoli është i suspenduar dhe Simon Kjaer nuk është i gatshëm 100 për qind./Lajmi.net/