Tomiyasu humb pjesën e mbetur të sezonit
Pas zëvendësimit gjatë ndeshjes kundër Sporting Lisbonës në kuadër të Ligës së Evropës, testet mjekësore treguan se lëndimi i Takehiro Tomiyasut ishte më serioz nga se mendohej. Tomiyasu pësoi një lëndim të rëndë në gjurin e tij të majtë, dhe si pasojë e tij iu nënshtrua edhe operimit, transmeton lajmi.net. Tani, përmes një komunikate zyrtare…

Sport
Pas zëvendësimit gjatë ndeshjes kundër Sporting Lisbonës në kuadër të Ligës së Evropës, testet mjekësore treguan se lëndimi i Takehiro Tomiyasut ishte më serioz nga se mendohej.
Tomiyasu pësoi një lëndim të rëndë në gjurin e tij të majtë, dhe si pasojë e tij iu nënshtrua edhe operimit, transmeton lajmi.net.
Tani, përmes një komunikate zyrtare klubi i Arsenalit e ka konfirmuar se operimi i Tomiyasut ka përfunduar me sukses, dhe se mbrojtësi i krahut do të humb pjesën e mbetur të sezonit.
“Tomi ka pasur një operim të suksesshëm në Londër sot, dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Të gjithë në klub do të punojnë shumë me Tomin, që ai t’i bashkohet skuadrës në stërvitjet parasezonale, para sezonit të ardhshëm 2023/24”, shkruante në komunikatën e ‘Topçinjve’.
Tomiyasu këtë sezon ka arritur të bëjë 32 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin, duke regjistruar dy asistime mbi emrin e tij./Lajmi.net/