Tomë Gashi: Vendimi për Haradinajn dhe Gucatin merret javën e ardhshme

Avokati Tomë Gashi është deklaruar se javën që vjen gjyqtari i procedurës paraprake në Hagë do të vendosë nëse Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajn do të dërgohen në paraburgim.

Lajme

26/09/2020 20:06

Ai ka thënë se tani për tani, Gucati dhe Haradinaj janë vetëm të arrestuar

“Ne Hagë është transferuar dhe javën që vjen do të dal z. Haradinaj dhe z. Gucati para gjyqtarit të procedurës paraprake që do të vendosë a do të ua caktojë paraburgimin apo jo. Tani janë vetëm të arrestuar”, është shprehur Gashi për “Zeri.info”.

Ndryshe, sot me anë të një komunikate për media, Specialja ka njoftuar për arsyet e arrestimit të Haradinajt e që ndërlidhen me konferencat për shtyp ku ishin shpërndarë dosjet e rrjedhura të Speciales.