Tolisso rezulton pozitiv me COVID-19

Futbollisti i Bayern Munchen, Corentin Tolisso ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

27/07/2021 13:27

Corentin Tolisso është lojtari i fundit në kampin e Bayern Munchen që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Bayerni ka njoftuar se në testimin e fundit, Tolisso rezultoi pozitiv në testimin me metodën PCR.

Ai do t’iu nënshtrohet të gjitha protokolleve anti-COVID-19 si dhe do të vetizolohet për një periudhë të pacaktuar./Lajmi.net/