Toka e KUR Prishtinës së shpejti në pronësi të Komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se shumë shpejt toka e KUR Prishtinës do të kalojë në pronësi të komunës.

Lajme

04/04/2019 13:42

Toka e KUR Prishtinës në Fushën e Pajtimit, së shpejti do të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vet kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ahmeti ka thënë se, vitin e kaluar është bërë kërkesa në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Postimi i plotë i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje:

Një lajm jashtëzakonisht i mirë për Fushën e Pajtimit

Toka e KRU Prishtina tek Fusha e Pajtimit është tepër afër të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës.

Vitin e kaluar e kemi bërë këtë kërkesë pranë MZHE-së e KRU Prishtinës. Kemi pasur edhe shumë takime.

Këto ditë Bordi i KRU Prishtinës e ka aprovuar këtë kërkesë. Tash çështja do kalojë pranë Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike për aprovim e pastaj tek Qeveria e Kosovës. Shpresoj që këto dyja po ashtu ta aprovojnë këtë kërkesë.

Arsyeja është e thjeshtë. Kjo tokë ka kapacitet të absorboj një çerdhe apo shkollë, një park dhe një fushë sportive. Shtoja kësaj edhe faktin se banorët e banesave sociale te Fusha e Pajtimit do kenë qasje të menjëhershme te kjo infrastrukturë e re.

Shumë faleminderit KRU Prishtina e MZHE për gjithë përkrahjen që e keni ofruar deri më tash. /Lajmi.net/