Togeri serb i FSK-së merr mesazhe kërcënuese – një serb tjetër postoi foto të tij dhe të Haradinajt

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit D.P., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi’’, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lajme

05/06/2020 11:29

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 04 Maj 2020, i dyshuari D.P. (i nacionalitetit serb), me dashje dhe me qëllim të frikësimit, ka shqetësuar  të  dëmtuarin Z.S. ( të nacionalitetit serb) – toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ashtu që  përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, ka publikuar fotografi të ish Komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në uniformë ushtarake dhe të të dëmtuarit në uniformë dhe me flamuj të FSK-së, me ç’rast pas këtij publikimi i dëmtuari ka pranuar mesazhe kërcënuese, fyese dhe degraduese për integritetin e tij dhe të familjes, shkruan lajmi.net.

I dyshuari këtë postim e kishte larguar nga rrjeti social pas një ore, mirëpo i dëmtuari prapë ka vazhduar që të pranonte mesazhe kërcënuese, ku me këto veprime ka nxitur urrejtje, duke shkaktuar tek i njëjti frikë dhe shqetësim të madh për jetën e tij dhe të familjes.

I dyshuari D.P., me aktvendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. /Lajmi.net/