Tmerrohet publiku nga hedhja e thikave live në TV

Kjo është sigurisht gjëja më intensive që do ta shihni gjatë këtij viti, dhe ky vit sapo ka filluar. Publiku është tmerruar me hedhjen e këtyre thikave në drejtim të një djaloshi në shfaqjen ‘Talentët e Lituanisë’

Fun

07/01/2015 17:42

Në shfaqjen televizive ‘Lietuvos Talentai’ apo ‘Talentët e Lituanisë’ ndodhi diçka që me të vërtetë i frikësoi jurinë dhe publikun. Aty u shfaqën disa persona të cilët hodhën thika në drejtim të një personi tjetër, për të treguar talentin e tyre për të qëlluar saktë.

Është befasuese se si ky djalë shpëtoi pa u mbytur nga ndonjë thikë, transmeton Lajmi.net.

Kaloni tek minuta 04:30 për momentet më të mira, apo më të këqija. Megjithatë ju do të keni dëshirë që ta shikoni atë.

Në një moment për pak sa nuk e qëllon me thikë djaloshin që qëndron i mbështetur për dërrase, frikën e të cilit do ta vëreni edhe vetë.

Është e habitshme se si i kanë lejuar këta amatorë në këtë shfaqje, përderisa dihet se ajo nuk është e organizuar aq mirë sa në Britani.

Shikojeni videon më poshtë: