Tmerr në Tiranë: Mishi i hedhur në mbeturina rimerret në konsum (Foto)

Një skenë tepër e gërditshme po ndodh tek kazanet e mbeturinave në sheshin “Avni Rustemi” në Tiranë.

Lajme

11/08/2015 16:28

Dy burra, nga varfëria e madhe, e tejskajshme mund të thonim, në sytë e qindra kalimtarëve, po manipulojnë mishin e hedhur në kazanet e mbeturinave.

Në vend që ky mish të groposej nga inspektorati sanitar, ai po sipas shumë gjasave po rimerret edhe njëherë për konsum.

Kjo skenë ndodh 300 metra nga Bashkia e Tiranës, po aq nga Komisariati Nr. 1 i Tiranës, raporton GlobalNews.

tmerri-mishi5 tmerri-mishi4 tmerri-mishi3 tmerri-mishi2 mishi