Tmerr në Rumani, katër të vrarë nga një sulm në një spital psikiatrik

Katër persona kanë vdekur ndërsa së paku nëntë të tjerë janë plagosur pasi janë sulmuar në një spital psikiatrik në Bukuresht të Rumanisë.

Bota

18/08/2019 13:59

Një burrë i moshës 38 vjeçe, i cili ishte pranuar para tre dite në klinikën psikiatrike në Sapoca të Bukureshtit, sot rreth orës 03:00 të mëngjesit, me mbajtësen e infuzioneve ka sulmuar fillimisht pacientët në dhomën e tij duke kaluar pastaj në repartin e femrave.

Tre prej viktimave kanë ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa viktima e katërt ka ndërruar jetë në spital. Raportohet se nga nëntë personat e plagosur, dy janë në komë.

“Gjithçka ka ndodhur në më pak se një minutë,” tha drejtoresha e spitalit Viorica Mihalascu./Alsat