Tmerr: Kjo vajzë ka infektuar me HIV 324 meshkuj!

Studentja nga Kenia, pas një nate qejfi, kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë të panjohur, nga i cili u infektua me HIV. Ajo tani dëshiron të marrë hak mbi tërë gjininë mashkullore në mënyrë që t’i infektojnë ata. Plani i saj është që sëmundjen seksualisht të transmetueshme ta bartë te 2,000 burra!

Bota

30/06/2014 12:22

Në Kenia, një studente nga Nakuru pasi zbuloi se është e infektuar me HIV, kreu marrëdhënie seksuale të pambrojtur me 324 meshkuj.

HIV-in, një nga viruset më të rrezikshme në botë, ajo e kishte marrë në një festë, nga një djalë i panjohur me të cilin kishte bërë marrëdhënie seksuale.

E keqja e gjithë kësaj është se ajo infektoi 324 persona dhe kishte në paln të infektojnë në total 2,000 veta, në shenjë hakmarrje ndaj gjinisë mashkullore.

Vajza e zbuloi historinë e saj në Facebook, në faqen “Skandalet Keniane”, ku tha se dëshironte të zbulonte dicka, por me kushtin që identiteti i saj të ngelet sekret. Kur iu premtua kjo, ajo filloi të tregojë historinë e saj.

Ajo tha se gjithçka filloi më 22 shtator 2013, një natë që nuk e harron kurrë. Tha se doli me miq në një klub ku u deh. Të gjithë së bashku u kthyen në hotel ku e vazhduan festën. Më pas, në mëngjes u zgjua pranë një njeriu me emrin Giovanni me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Ajo ishte aq e dehur, sa nuk mundi të mbajë në mend asgjë.

Ajo e pyeti djalin nëse ai kishte përdorur prezervativ gjatë seksit, i cili iu përgjigj se i kishte marrë të gjitha masat e sigurisë.

Megjithatë, më vonë gjatë ditës në dush zbuloi spermë mbi trupin e saj. U frikësua se mund të kishte ngelur shtatzënë, ose se kishte marrë ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme siç është HIV. 

Bota e saj u rrënua kur testi i saj doli pozitiv. Giovanni kur u ballafaqua me vajzën e mohoi se ai e kishte infektuar, duke thënë se ka mundur ta marrë nga dikush tjetër.

Vajza më pas ra në depresion dhe filloi të pij. Ajo në një rast kishte planifikuar edhe vetëvrasje. 

Menjëherë pas kësaj ajo filloi të mendoj se dikush ka për të paguar vuajtjen e saj nga sëmundja vdekjeprurëse. Filloi të pranojë situatën në të cilën ajo e gjeti veten, por edhe i premtoi vetes se do t’i bëjë të gjithë njerëzit të vuajnë.

E vetëdijshme se ishte shumë tërheqëse, nuk e kishte problem t’i sillte burrat në shtratin e saj. Tani qëllimi i saj ishte që të infektojë sa më shumë njerëz me HIV.

Vajza pretendon se deri tani, sëmundjen e saj e ka transmetuar te 324 meshkuj. Rreth 156 prej tyre janë studentë në universitet e saj, dhe pjesa tjetër janë juristë, njerëz të famshëm, politikanë dhe burra të martuar.

Sipas dëshmisë së saj, ka pasur ditë që ajo ka marrëdhënie seksuale me katër persona. 

Megjithatë, mediat nga Kenia kanë arritur të zbulojnë identitetin e saj, në mënyrë që t’i mbrojnë njerëzit e pafajshëm. (lajmi.net)