“Tmerr i tmerrit” – “E frikshme”: Reagon Doarsa Kica, e ndërlidh rastin në IML me intervistimin e Albulena Haxhiut
“Tmerr i tmerrit” e ka quajtur deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili atë që ka ndodhur sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Në një postim në Facebook, ajo e ka ndërlidhur zjarrin aty me intervistimin e Albulena Haxhiut për rastin Dehari, shkruan lajmi.net. “PASI që ato dëshmi u vodhën e u kthyen, BRENDA…

Lajme
“Tmerr i tmerrit” e ka quajtur deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili atë që ka ndodhur sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, ajo e ka ndërlidhur zjarrin aty me intervistimin e Albulena Haxhiut për rastin Dehari, shkruan lajmi.net.
“PASI që ato dëshmi u vodhën e u kthyen, BRENDA mandatit të KËSAJ qeverie.
PASI që pas shumë vitesh që Haxhiu pretendonte se kush janë fajtorët, tani del si njeriu më i papërgjegjshëm i fjalës publike e pozitës së saj e deklaron se “PO TA DIJA KUSH, do ta thoja para shumë vitesh”. Tash iu kujtua, domethënë, që nuk e di? Çka ndodhi Ministre? Amnezi?
Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Kica Xhelilit:
TMERR I TMERRIT
NJË DITË pas dhënies së dëshmisë së Ministres Haxhiu në Prokurori lidhur me rastin e të ndjerit Astrit Dehari, digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore ku qëndrojnë (apo qëndronin) DËSHMITË e këtij rasti.
Dhe kjo:
PASI që ato dëshmi u vodhën e u kthyen, BRENDA mandatit të KËSAJ qeverie.
PASI që pas shumë vitesh që Haxhiu pretendonte se kush janë fajtorët, tani del si njeriu më i papërgjegjshëm i fjalës publike e pozitës së saj e deklaron se “PO TA DIJA KUSH, do ta thoja para shumë vitesh”. Tash iu kujtua, domethënë, që nuk e di? Çka ndodhi Ministre? Amnezi?
Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast.
Kjo që ndodhi është thënë më së buti KATASTROFË. Nuk di e nuk mund të kujtoj asgjë më skandaloze se një keqmenaxhim të tillë të Institutit që RIKUJTOJMË: OPERON në kuadër të MINISTRISË SË DREJTËSISË dhe operon me USHTRUES DETYRE qe sa kohë.
KY ALARM nuk guxon të ndalet.
Kjo nuk është KOSOVË e demokracisë e sigurisë. Kjo Kosovë ndjell pasiguri të skajshme. /Lajmi.net/