TKZ ironizojnë FSHF – ky është baneri që kanë vendosur sonte

TKZ (Tifozat Kuq e Zi) po vazhdojnë 'luftën e ftohtë' me Federatën Shqiptare të Futbollit).

Sport

14/11/2019 21:46

“Tifozat Kuq e Zi”, nuk mungojnë as ditën e sotme në mbështetje të Kombëtares, për ndeshjen me Andorrën në “Elbasan Arena”.

Pavarësisht përkrahjes për Kombëtaren Shqiptare, nuk mungojnë as thumbat në drejtim të federatës. Mbi banerin e tifogrupit, është vendosur edhe një banderolë me mbishkrimin “Hallexhinjtë”.

Kjo si një ironi për deklaratën e zyrtarit të FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili para pak kohësh u shpreh se futbolli nuk është për hallexhinjtë.

Të njëjtën banderolë “TKZ” e kishin shfaqur edhe në ndeshjen kundër Moldavisë në transfertë, teksa duket se nuk iu del inati me deklaratën e zyrtarit të FSHF-së. /Lajmi.net/