Tjetër vaki kosovare: Qeni hynë në fushë dhe ndërpret takimin Drita – Drenasi

Sot (e enjte) është duke u zhvilluar takimi mes Dritës dhe Drenasit, në kuadër të 1/16 e finales së Kupës të Kosovës.

Sport

02/12/2021 13:11

Dy skuadrat janë duke dhënë më të mirën për të kaluar në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Por, në minutën e 26-të, ka ndodhur një tjetër vaki kosovare, ngase loja është ndërprerë për arsye se një qen ka hyrë në fushë.

Dy skuadrat u ndalen, derisa qeni u largua nga fusha dhe pastaj vazhduan me zhvillimin e ndeshjes.

Ndërkohë, rezultati për momentin vazhdon të jetë i barabartë 0 – 0./Lajmi.net/