Tjetër skandal me çmimet verore, 400 lekë një birrë në Shëngjin

Mapo ngriti problematikën e çmimeve jo reale, të cilat disa herë bëhen të tepruara në lokalitete të ndryshme verore të Shqipërisë, për shkak se tregtarët e ndryshëm duan të fitojnë sa më shumë nga prania e “detyrueshme” e turistëve.

Lajme

20/07/2015 21:43

Pas një fature që i tejkalonte 10 mijë lekët, edhe pse nuk bëhej fjalë për ndonjë drekë “faraonike”, tani sinjalizohet një tjetër rast i rëndë.

Nga Shëngjini na mbërrin kjo faturë ku një birrë në gotë plastike kushton 400 lekë…

Deputeti Erjon Braçe i revoltuar nga ky fakt, sugjeronte nga profili i tij në Facebook që qytetarët bëjnë mirë që kur i bëjnë denoncimet të tregojnë edhe emrin e lokaleve dhe të mos e mbulojnë atë në mënyrë që ndaj tyre të mund të merren masa (shpeshherë faturat nuk janë tatimore) dhe që kjo vjedhje të marrë fund.

Birra 400 leke