Tjetër rrahje në Prishtinë, arrestohen pesë persona

Një rrahje ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës, në të cilën ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.

Lajme

20/07/2019 21:40

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se në këtë rrahje ka intervenuar një polic civil, e më pas edhe ata me uniformë, shkruan lajmi.net.

“Ka qenë një rrahje, një polic në rroba civile ka intervenuar, e më pas kanë asistuar edhe policë në uniformë, dhe kanë shoqëruar pesë të dyshuar në Stacionin Policor Qendra”, ka thënë ai.

Rasti ka ndodhur tek Pallati i Rinisë.

Kujtojmë se para pak orësh si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur tek shkallët e nënkalimit, një person ka ndërruar jetë. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Vdes një person në Prishtinë pasi u sulmua tek shkallët e nënkalimit