Tjetër problem muskulor për Ramsey

Nuk ndalen problemet për skuadrën e Juventus, me lëndimet që po përcjellin lojtarët.

Sport

05/12/2019 16:31

Aaron Ramsey do të mungojë edhe gjatë këtij vikendi, kur ‘Zonja e vjetër’ do të përballet me Lazio.

Lojtari po përballet me një dëmtim muskulor, i cili nuk do  ta lë të performojë as në xhiron e ardhshme të Serie A.

Reprezentuesi uellsian ka pasur vëshitrësi për t’i rikuperuar problemet muskulore gjatë karrierës së tij.

Deklarata nga Juventus konfirmon se lojtari vuan nga muskuli i këmbës së majtë, dhe se Ramsey po rikuperohet ditë pas dite, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, dihet tashmë se lojtari do të mungojë të shtunën, por nuk dihet se sa do të zgjasë dëmtimi i tij. /Lajmi.net/