Tjetër medalje për Kosovën, Erza e bronztë në Lojërat Olimpike në Argjentinë

Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë në garat e Lojërave Olimpike për të rinj në Buenos Aires.

Sport

07/10/2018 21:05

Erza është në kategorinë -44 kilogramë dhe sot prej orës 20:00 u ndesh me ukrainasen , Anastasia Balaban, shkruan Gazeta Express.

Kjo është një medalje historike për Kosovën, pasi është e para në garat Olimpike, dhe në këto lojëra që po zhvillohen në Buenos Aires të Argjentinës, Kosova me vete i ka vetëm pesë atletë.

Kampionia e Evropës për kadete, kategoria -44 kilogramë, është bartëse e grupit A.

Kujtojmë që Erza është e para në botë në renditjen e kategorisë -44 kilogramë.