Tjetër medalje e bronztë për Kosovën, Laura Fazliu korr sukses në Finlandë

Kosova ka arritur që të sigurojë edhe një tjetër medalje bronzi, përmes sportit të xhudos.

Sport

13/09/2019 16:11

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë, në Kampionatin Evropian të xhudos për juniore, raporton lajmi.net.

Ky kampionat është duke u mbajtur aktualisht në Vantaa të Finlandës, ku është përfaqësuar edhe Kosova.

Fazliu ka garuar në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku arriti të siguronte këtë sukses mjaft të madh për të dhe sportin kosovar.

Në total, Laura ka shënuar katër fitore në këtë kompeticion të rëndësishëm evropian.

Kujtojmë se medalje bronzi ka fituar dje edhe Flaka Loxha, e cila garoi në kategorinë – 58 kilogramë. /Lajmi.net/