Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

Tjetër lojtar i Juventus largohet nga Italia – Rabiot kthehet në Francë

11:00 | 5 Prill 2020

Adrien Rabiot ka lëshuar Italinë.

Mesfushori i skuadrës së Juventus, Adrien Rabiot, është rikthyer në Francë për të vazhduar vet-izolimin e tij.

Stërvitjet dhe aktivitetet sportive në Itali janë suspenduar nga qeveria, deri më 13 prill (së paku).

Me këtë gjë në mendje, Rabiot ka marrë leje për të udhëtuar drejt Francës, ku do të qëndrojë deri në rikthimin e Juventus në stërvitje.

Ai është lojtari i nëntë i Juventus që kthehet në shtëpi, pas Cristiano Ronaldo, Alex Sandro, Danilo, Douglas Costa, Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic, Sami Khedira e Wojciech Szczesny. /Lajmi.net/