Tjetër largim te Juventusi

Marko Pjaca nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarrit dhe drejtuesit e Juventusit kanë vendosur ta huazojnë sërish, me qëllim që mesfushori kroat të gjejë formën e tij më të mirë.

Sport

21/01/2020 23:48

Sipas mediave italiane, së fundi është skuadra e Cagliarit që ka lëvizur në drejtim të fantazistit kroat dhe palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për huazimin me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro në fund të sezonit.

Marko Pjaca u transferua te Juventus verën e 2016-ës, por ka luajtur vetëm 14 ndeshje me bardhezinjtë dhe në dy sezonet pasardhëse ka qenë i huazuar te Schalke 04 dhe Fiorentina. /Lajmi.net/