“Tjetër herë”, përgjigja e Gërvallës kur pyetet se me cilat shtete ka hapur marrëdhënie diplomatike Kosova

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz mbrëmë ka pasur një paraqitje televizive, duke lëshuar kështu edhe një gafë.

Lajme

30/11/2021 08:36

Ajo në emisionin DPT Te Fidani ka folur për hapjen e marrëdhënieve të reja diplomatike me vende të rëndësishme, por pas pyetjes së gazetarit asaj s’iu kujtua se cilat shtete janë këto, shkruan lajmi.net.

“Unë pajtohem deri aty se nuk ka njohje të reja, por nuk pajtohem në atë që nuk ka lëvizje, ka lëvizje që në politikën e jashtme të Kosovës janë shumë të rëndësishme. Kemi hapje të marrëdhënieve të reja, me shtete që deri dje nuk jemi ulur as në tavolinë.”, tha Gërvalla.

Tutje, gazetari i T7, Fidan Jupolli e pyet Gërvallën se për cilat shtete bëhet fjalë.

Ndërsa pas një pauze heshtjeje, Gërvalla përgjigjet me “Tjetër herë”.

Gazetari eviton krijimin e një situate të palakmueshme dhe ndryshon temën e diskutimit. /Lajmi.net/ 

Shikoni videon nga minuta 27:00 duke klikuar KËTU.