Tjetër hap fals i Man Utd, jo më shumë se barazim ndaj Southampton

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim në xhiron e 14-të të Premierligës.

Sport

01/12/2018 20:22

“Djajtë e kuq” kanë barazuar 2:2 në përballjen spektakolare kundër Southampton, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Jose Mourinhos e gjeti vetën në disavantazh prej dy golave, pas vetëm 20 minutave lojë.

Ishte fillimisht Stuart Armstrong në minutën e 13’ i cili zhbllokoi rezultatin dhe kaloi vendasit në epërsi.

Pas 7 minutave, Cedric Soares me një super gol nga gjuajtja e lirë dyfishoi epërsinë.

Mirëpo, Manchester United nuk u dorëzua dhe arriti që brenda 10 minutave të kundërpërgjigjet fillimisht me Romelu Lukakun (33’ – 2:1).

Në minutën e 39’ ishte spanjolli Ander Herrera i cili realizoi një gol të bukur me thembër për barazimin dhe rezultatin përfundimtarë.

Me këtë barazim United pozicionohet në vendin e shtatë me 22 pikë, kurse Southampton në të 18-ën me vetëm nëntë pikë. /Lajmi.net/