Tjetër fitore e Arsenalit (Video)

Arsenali ka arritur të regjistrojë një fitore të madhe në udhëtim te skuadra e West Hamit, të cilën e ka mposhtur me rezultat të ngushtë, 2-1.

Sport

28/12/2014 17:53

Santi Cazorla në minutën e 41′ dhe Danny Welbeck në minutën e 44′ shënuan dy gola të shpejtë, për ti dhënë epërsinë Gunnersave.

Në minutën e 54′ Kouyate shënon për të ngushtuar epërsinë e Arsenalit. Deri në fund nuk kishte asnjë gol, dhe kështu takimi përfundon me fitoren e Gunnersave.

Me këto tre pikë, Arsenali e ndanë vendin e katërt me Southamptonin me nga 33 pikë, teksa West Hami është në kuotën e 31 pikëve.

Video