Tjetër arritje në botën e modës nga kosovarët

Tyga vishet nga dizajneri kosovar.

ShowBiz

24/01/2020 11:26

Festim Isufi ka 10 vite që merret me modën dhe emra të mëdhenj të estradës shqiptare kanë punuar me të përgjatë këtyre viteve, shkruan lajmi.net.

Por fama e tij tani ka kaluar kufijtë shqiptar, dizajneri ka shënuar një sukses të madh së fundmi, një xhaketë e punuar nga ai është përdorur nga Tyga për një set fotografik me revistën ‘Bazaar’.

E kjo është një pikë tjetër suksesi i dizajnerëve shqiptar në përgjithësi, pasi dimë se më parë edhe artistë tjerë me renome si Beyonce, Cardi B kanë zgjedhur pikërisht stilistët shqiptar për veshjet e tyre. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B7sX5mPFcEs/