Tjetër aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (Foto)

Temperatura e ulëta që po mbretërojnë në vend, po vazhdojnë të paraqesin  vështirësi në komunikacionin rrugor, ku edhe numri i aksidenteve ka shënuar rritje.

Lajme

20/01/2016 12:49

Një i tillë ka ndodhur para disa minutave edhe në magjistralen Prishtinë –Ferizaj.

Nga fotot e dërguara nga një lexues i lajmi.net shihet se një kombi transportues mallrash ka goditur një veturë.

Nuk ka të dhëna nëse nga ky aksident ka të lënduar.

AKS2

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dje ka ndodhur një aksident ku dy persona kanë humbur jetën. /lajmi.net

AK1