Titujt Real
Cristiano Ronaldo beson se Real Madrid mund të triumfojë në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve. Ylli portugez i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme këtë edicion, është i bindur se Los Blancos mund të shijojnë sukses në garat kryesore në fund të këtij sezoni. Pas 14 xhirosh, Reali gjendet në pozitën e tretë…

Sport
Cristiano Ronaldo beson se Real Madrid mund të triumfojë në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve.
Ylli portugez i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme këtë edicion, është i bindur se Los Blancos mund të shijojnë sukses në garat kryesore në fund të këtij sezoni.
Pas 14 xhirosh, Reali gjendet në pozitën e tretë në La Ligë, gjashtë pikë prapa liderit Barcelona, por Ronaldo beson në titullin e kampionit në Spanjë dhe Evropë.
“Besoj se mund të fitojmë në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve”, deklaroi Ronaldo gjatë një interviste për Four Four Two.
Ylli portugez vazhdon të jetë i krahasuar me rivalin e tij nga Barcelona, Lionel Messi – kundërshtar i tij i vazhdueshëm në garë për Topin e Artë – dhe ka insistuar se janë futbollistë të ndryshëm.
“Dallojmë shumë si futbollistë”, u shpreh shkurt Ronaldo i cili është i kënaqur me paraqitjet e tij dhe të Realit deri më tani këtë edicion.
“Mendoj se jemi duke kaluar një vit të mirë në aspektin e lojës kolektive”, u shpreh ai.