Tite mbron vendimin pasi startoi me Neymar

Trajneri i Brazilit Tite është i bindur që Neymar nuk kishte treguar asnjë shenjë të lëndimit përpara barazimit miqësor 1-1 të së dielës me Nigerinë, në të cilën sulmuesi u largua pas 12 minutave për shkak të dëmtimit në këmbë.

Sport

13/10/2019 20:19

Neymar ishte në formacionin startues të Brazilit për miqësoren në Singapor, por lëndimi në këmbën e majtë e detyroi të lëshonte fushëm.

Ai u pa më pas në bisedë me një anëtar të stafit të Brazilit në pankinë, megjithëse Neymar nuk dukej se ishte në dhimbje të konsiderueshme, transmeton lajmi.net.

“Jo, aspak”, u përgjigj Tite kur u pyet nëse Neymar ishte në rrezik përpara ndeshjes.

“Do të ishte e papërgjegjshme dhe e paaftë për mua të luaja me të nëse ai do ishte në dyshim. Do të më duhej të pranoja ankesat e trajnerit dhe presidentit të PSG nëse kjo do të ndodhte”, përfundoi ai. /Lajmi.net/