“Tiroli Jugor mund të jetë modeli i Asociacionit që mund të zbatohet në Kosovë”

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se modeli i Tirolit Jugor mund të jetë një i tillë që mund të zbatohet në Kosovë. Hasani, këtë e thotë duke u bazuar edhe në angazhimin e italianëve sa i përket dialogut, përcjell lajmi.net. “Italianët kanë shtuar vizitat në muajt e fundit. Tiroli Jugor mund të…

Lajme

21/03/2023 23:38

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se modeli i Tirolit Jugor mund të jetë një i tillë që mund të zbatohet në Kosovë.

Hasani, këtë e thotë duke u bazuar edhe në angazhimin e italianëve sa i përket dialogut, përcjell lajmi.net.

“Italianët kanë shtuar vizitat në muajt e fundit. Tiroli Jugor mund të jetë modeli i Asociacionit. Edhe pse Italia ka edhe territore tjera brenda saj, por Tiroli Jugor është më i suksesshmi në Evropë, së bashku me Ishujt Aaland.” – tha Hasani në Pressing.

Kujtojë se Tiroli Jugor është rajon në Italinë veriore, pranë kufirit me Austrinë. Ka një popullsi prej 530 mijë banorëve.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre flasin gjermanisht, ndërsa marrëveshjen për të e arritën Italia dhe Austria në vitin 1972.

Kjo marrëveshje u garanton banorëve të kësaj pjese kompetenca në fusha të tilla si arsimi, kultura, ambienti, infrastruktura dhe shëndetësia.