Tiranë: Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 4 të plagosur
Mbrëmjen e së enjtes, në zonën Lundër të Tiranës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas burimeve të A2, janë plagosur 4 persona. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar dinamikën se çfarë ka ndodhur.
