Tiranë, sekuestrohen 10 kg tritol, pesë në pranga

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga deri në këto momente pesë persona, të cilët i ka kapur në flagrancë në tentativë për të shitur tritol në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.

Lajme

19/05/2014 23:22

Operacioni i policisë erdhi pas një hetimi të gjerë, ndërsa ndërhyrja është realizuar në një moment shitblerjeje në këtë zonë, ku paraprakisht mësohet se u sekuestruan rreth 10 kilogramë lënde eksplozive.

Sasia e tritolit është kapur në dy vende të ndryshme, në afërsi me njëri-tjetrin në rrugën “Sadik Petrela”, ndërsa operacioni vijon me kontrolle në banesat përreth kësaj zone, pasi të arrestuarit janë banorë të lagjes.

Sipas informacioneve të deritanishme nga burime të policisë, priten arrestime të tjera, ndërsa kontrollet vijojnë për të zbuluar bazën e tritolit, njofton shqiptarja.com.