Tiranë, grabitje me armë në një qendër interneti
Një grabitje në një qendër interneti është verifikuar mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.

Lajme
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave grabitja është bërë nën kërcënimin e armëve të zjarrit.
Sipas burimeve, nga dëshmitë e para rezulton se autori një djalë i ri, rreth 25 vjeç, ndërsa shuma e grabitur rreth 80 mijë lekë.
Uniformat blu janë vënë në punë për identifikimin e plotë dhe kapjen e tij, shtojnë më tej burimet.