Babai goditi me thikë vajzat e tij, vdes 17-vjeçarja Eldiona Ibraj

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Babai i dehur godti me thikë dy vajzat e tij. Nga plagët e marra, vdiq 17 vjeçarja, Eldiona Ibraj, kurse motra vajza tjetër ndodhet nën përkujdesin e mjekëve.

Lajme

01/02/2016 10:04

 

Kujtim Ibraj, 56 vjeç nga Tirana, qëlloi me thikë dy nga 6 fëmijët e tij. Si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza”, 17-vjeçarja Elidona Ibraj, ndërsa nën kujdesin e mjekëve është motra e saj më e madhe.

Ngjarja ndodhi në banesën e familjes Ibraj, në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, ku familja ishte vendosur prej vitesh.

Në rrethana ende të paqarta, 56-vjeçari qëlloi  me thikë disa herë vajzat e tij. Policia e kryeqytetit pasi mbërriti në vendngjarje, konstatoi se Kujtim Ibraj ishte në gjendje të dehur.

Nga verifikimit paraprake rezulton se 56-vjeçari ishte i divorcuar me bashkëshorten e tij, me të cilën kishin 6 fëmijë, raporton Top Channel, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, grupi hetimor, përveç arrestimit të Kujtim Ibrajt dhe sekuestrimit të thikës me të cilën kreu krimin, nisi mbledhjen e dëshmive për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku kryesor ishte konsumimi i shpeshtë i alkoolit nga ana e autorit, çka sipas dëshmive paraprake, solli  dhe konflikte të shpeshta në familje.