Tiranë, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

Në kuadër të operacionit të koduar “Spastrimi”, policia e Tiranës ka arrestuar dy persona. Bëhet e ditur se njëri prej të arrestuarve është Mark Gjoka, 39 vjeç, i dënuar me 23 vjet burg nga Gjykata e Durrësit për grabitje me pasojë vdekjen.

Lajme

11/04/2016 18:50

Policia e Tiranës ka njoftuar se i arrestuari tjetër është Kristo Biba, 51 vjeç, banues në kryeqytet. Biba është dënuar me 1 vit burg për mospagim të taksave dhe tatimeve.