Tiranë, 12-vjeçarja i vjedh pistoletën policit, arrestohet e ëma e një tjetër
Policia e kryeqytetit shqiptar ka arrestuar paraditen e sotme dy persona, pasi kanë fshehur pistoletën që një 12 –vjeçare ia kishte vjedhur efektivit të policisë.
Lajme
Mësohet se të arrestuarit janë Shyqyri Kadriu dhe Gjyle Gorari. Sipas policisë vajza e Gjyle Gorarit, 12-vjeçarja Gj.G i ka vjedhur armën e shërbimit një efektivi policie në zonën e Kamzës.
Nga hetimet paraprake rezulton se 12-vjeçarja ia ka dhënë pistoletën e vjedhur mamasë së saj Gjyle Gorarit, ndërsa kjo e fundit ia ka dhënë Shyqyri Kadriut.
Ky i fundit ka zgjedhur që ta fshehë armën në vend që ta dorëzojë atë në komisariat.