Tirana, qyteti më i lirë në botë për akomodimin

Sipas një studimi nga “GoEuro.com”, Shqipëria rezulton vendi më i lirë, ndërsa New Yorku është qyteti më i shtrenjtë në botë. Në Tiranë akomodimi kushton mesatarisht vetëm 30 dollarë, kurse në New York 246 dollarë. 

Bota

09/12/2014 20:36

Studimi ndërkombëtar për indeksin e çmimeve përfshiu 150 vende dhe mbi 60 mijë kompani, për të arritur në një kuptim mbi efektin që prirjet e reja ekonomike kanë në akomodimin e njerëzve në industrinë e hotelerisë.

Në total, në listë ndodhen gjithsej 6 qytete amerikane: New York, Boston, San Francisco, Washington, Chikago dhe Miami.

Studimi u krye i nxitur nga prirjet e reja në ekonomi, të cilat po e rrisin diversitetin në industrinë e akomodimit, ndërsa alternativat e reja të hotelerisë po përqafohen nga qytetarë të mijëvjeçarit të ri.

Për listën e plotë klikoni në ueb faqen:

http://www.goeuro.com/accommodation-price-index