Tirana në atmosferë festive, Veliaj ndez dritat e pemës së Fundvitit
Zyrtarisht kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana u është bashkuar qyteteve të shumta në botë, të cilën kanë hyrë në atmosferën e Festave të Fundvitit.

Lajme
Në një ceremoni të organizuar me dhjetëra qytetarë, mes të cilëve edhe fëmijë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ka ndezur dritat e pemës së madhe për Festat e Fundvitit, në sheshin “Nënë Tereza”.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë pema është vendosur pikërisht në sheshin “Nënë Tereza”, pasi në sheshin “Skënderbej” vijojnë punimet për restaurimin e qendrës së kryeqytetit.
Pasi ndezi dritat, kryetari i Bashkisë uroi festa të gëzuara për të gjithë qytetarët.