Timberlake poston ‘selfie’ ilegale gjatë votimit (Foto)

Justin Timberlake ka hequr selfie që kishte hedhur në Instagram ku tregohej se po hidhte votën gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ShowBiz

26/10/2016 13:47

Këngëtari dhe aktori shkoi nga Kalifornia në shtëpinë e tij në Memphis  të Tennessee për të votuar. Edhe pse autoritetet e kanë vlerësuar shembullin e tij, të bësh foto apo video brenda qendrës së votimit është kundër ligjit.

Ai nxit ndjekësit e tij me një hashtag “zgjidhni të keni zë”, duke shpjeguar se nuhk ka ‘justifikime’. Zyrtarët i referohen postimit duke thënë se “nuk mund të ndalojnë ndjenjat e Justin”, por i kujtojnë votuesve të përdorin telefonat e tyre në dhomën e votimit vetëm për t’i ndihmuar të votojnë.

Sipas gazetës lokale të Memphis, zyrtarët nuk do të merren me incidentin. “Askush në zyrën tonë nuk po e heton këtë cështje dhe nuk do përdorim burimet tona për këtë”, ka thënë drejtuesja e distriktit Amy Weirich. Votuesit në disa shtete të SHBA kanë nisur të votojnë më herët, por dita e zgjedhjeve është 8 nëntori./ Top Channel

Justin Timberlake