Tim Judah: Skenat e dhunës në Kuvend dëmtojnë Kosovën (Video)

Reporteri dhe analisti politik i The Economist, Tim Judah, njëherësh edhe autor i disa librave për Kosovën dhe Serbinë, kritikon imazhet e paraqitura brenda Parlamentit të Kosovës, duke i cilësuar ato si mjaftë negative për imazhin e vendit.

Lajme

04/02/2016 20:50

Në një intervistë për TribunaChannel, Judah ka folur edhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke e vlerësuar si hap të madh edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ai e ka quajtur të padrejtë mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“E vërtetë që kosovarët janë të vetmit që nuk mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen, por në anën tjetër nuk dimë se çfarë do të ndodhë me zonën Shengen, dhe nuk jam shumë optimist për procesin e liberalizimit të vizave, mendoj se është e padrejtë, por faktet tregojnë se rreth një milionë njerëz kanë mësyer përmes këtij regjionin drejtë Gjermanisë dhe Francës”, ka thwnw ai.

Duke folur për krizën e refugjatëve që ka prekur regjionin veçanërisht Maqedoninë, ai mendon se kjo po arrin të menaxhohet aktualisht, ndërkohë që shumë njerëz ja kanë mësyrë edhe nëpërmjet Serbisë, drejtë Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë e Gjermanisë.

Ai ka punuar për BBC-në para se të bëhet korrespodent për Ballkanin për The Times e The Economist.

Gjatë luftës në Kosovë, ai ka raportuar gjerësisht dhe shkruar për Neë York Revieë of Books, pastaj për The Observer, The Sunday Telegraph, dhe revistën javore TheGuardian.

Përveç nga Ballkani, Juda ka raportuar nga vende, përfshirë El Salvador, Irak, Afganistan dhe Uganda.

YouTube player