Tila Tequila shtatzënë, tregon foton me bark

Biseksualja Tila Tequila befson me lajmërimin e shtatzënisë së saj, e cila i ka dhjetë javë dhe mendon se mund të jenë binjakë.

ShowBiz

20/04/2014 20:19

Tila Teqiila po pret fëmijë. Biseksualja ka treguar këtë në rrjetet sociale, duke postuar një foto të sajën ku i shihet barku.

Megjithëse 10 javëshe, barku i saj është mjaft i fryrë dhe ajo beson se mund të jetë duke pritur binjakë, gjë që po e gëzon atë pa masë.

Modelja ka shkruar se është shtatzënë dhe nuk ka mundur të përmbahet pasi kjo i jep asaj shumë hare dhe lumturi duke e ditur se po vjen një bebe. Megjithatë nuk është e ditur kush është babai pasi Tila ka kohë që nuk ka shfaqur ndonjë lidhje emocionale me ndonjë mashkull, që nga vdekja e të fejuarit të saj.

Aktorja është bërë e njohur me reality shoun e saj ‘A shot at love with Tila Tequila’, ku kanë marrë pjesë djem dhe vajza të cilët janë mundur t’ia fitojnë zemrën Tilës.