Tiger Woods jep shenja pozitive para ‘US PGA’

Ikona e golfit, Tiger Woods ka dhënë disa lajme të mira për adhuruesit e këtij sporti.

Sport

16/05/2022 17:15

Woods ka dhënë sinjale pozitive sa i përket fizikut të tij, para kampionatit të ‘US PGA’, përcjell lajmi.net.

Amerikani mund të marrë pjesë në këtë turne nëse gjithçka shkon mirë për të, dhe kjo do të ishte vetëm paraqitja e tij e dytë që nga 2020.

Woods kishte pësuar një aksident të rëndë trafiku në vitin 2021 dhe nuk ka pasur mundësi të garojë që atëherë në sportin e golfit.

“Jam bërë më i fortë që nga ‘Masters’. Ne iu kthyem punës. E hëna ishte e tmersshme. Nuk bëra asgjë, por të martën ushtrova këmbët. Çdo gjë është më mirë”, ka thënë Woods.

Tiger Woods përfundoi në pozitën e 47 në Southern Hills, por vet emri i tij do të thotë shumë për kompeticionin.

Ai mund të kishte përfunduar me amputim pas aksidentit, por fati ishte në anën e tij. /Lajmi.net/