Tiger Woods flet për herë të parë pas aksidentit
Njëri nga sportistët më të shquar të Golfit, Tiger Woods, ka reaguar për herë të parë që nga aksidenti rrugor që pësoi javë më parë.
Sport
Tiger Woods kishte pësuar një aksident me makinën e tij më 23 shkurt të muajit të kaluar, transmeton lajmi.net.
Woods kishte pësuar lëndime të rënda trupore, kryesisht në pjesën e këmbëve, por që nuk ishte në rrezik për jetën.
Tani, ai ka reaguar për herë të parë, Woods zgjodhi rrjetin e tij social, Twitter, për të përçuar një mesazh për të gjithë.
“Është vështirë të shpjegoj se sa emocionale ishte sot kur u ktheva dhe pashë ato bluza të kuqe”, tha ai.
“Çdo lojtari të golfit, çdo tifozi, ju jeni duke më ndihmuar të tejkaloj këtë kohë të vështirë”, përfundoi Tiger Woods./Lajmi.net/
It is hard to explain how touching today was when I turned on the tv and saw all the red shirts. To every golfer and every fan, you are truly helping me get through this tough time.
— Tiger Woods (@TigerWoods) March 1, 2021