Tifozja e Serbisë provokon shqiptarët, ja çfarë i ndodhi në rrugët e Zvicrës

Incidente në Zvicër pas ndeshjes ndaj Serbisë në Kampionatin botëror 2018.

Sport

23/06/2018 13:53

Tifozët shqiptarë festuan fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 2:1 në Kampionatin botëror 2018, edhe në rrugët e shtetit helvetik.

Por, festa e tyre nuk kaloi pa incidente.

Në një xhirim të publikuar në Instagram, shihet një tifoze e Serbisë e cila provokon shqiptarët në festën e tyre, përcjell “lajmi.net”.

Ajo me gjithë provokimet e saj shpëtoi lehtë duke qenë se hasi në një grup të tifozëve shqiptarë që nuk ranë pre e reagimeve të saj, e mllefosur pas golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në fitoren e madhe ndaj Serbisë. /Lajmi.net/